Deputetët në sallë qajnë, kjo është arsyeja

Evropë

Deputetët në sallë qajnë, kjo është arsyeja

Më: 29 janar 2020 Në ora: 21:41
Deputetët në sallë qajnë

Parlamenti Evropian i dha miratimin përfundimtar largimit të Britanisë nga BE-ja, duke hapur kështu rrugën Brexit-it të premten, në 31 janar. 621 ligjvënës votuan pro shkëputjes së Britanisë, 49 ishin kundër dhe 13 të tjerë abstenuan. Emocionet përfshinë ligjvënësit në sallë pas votimit.

Disa prej tyre mezi i mbajtën lotët teksa këndonin një këngë tradicionale skoceze, Auld Lang Syne,  për t’i dhënë lamtumirën e fundit Britanisë si anëtare e BE-së. Rezultatet e referendumit të vitit 2016 treguan se 52 për qind e britanikëve ishin në favor të largimit nga Bashkimi Europian.

Pas 31 janarit, procesi i Brexit-it do të ketë një periudhë tranzicioni deri në fund të vitit. Por pavarësisht hamendësimeve, kryeministri britanik, Boris Johnson e ka mohuar se do të ketë ndonjë shtyrje të kësaj periudhe.

Image
Deputetët në sallë qajnë

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli tha se largimi i Britanisë do të jetë i dhimbshëm për bllokun, por ai shtoi se tani është thelbësore ngritja e një partneriteti të ri, të mbështetur tek bashkëpunimi miqësor dhe interesat e përbashketa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat