Mban mbiemrin e burrit të parë: 5 fakte të padëgjuara për Angela Merkelin

Evropë

Mban mbiemrin e burrit të parë: 5 fakte të padëgjuara për Angela Merkelin

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 08:44
Angela Merkel

Angela Merkel, gruaja më e fuqishmetnë botë, mban lidhje të forta me shtetet fqinje por edhe me gjerë. Gjithashtu, bën pjesë në grupin e liderëve më me ndikim në botë

Gjatë udhëqjes së Merkelit shumë gjëra ndryshuan në favor të shtetit gjerman, si rritja e ekonomisë, hapja e shumë vendeve të punës, përparim në reformat shëndetësore, etj.

Për t’ju njohur më mirë me jetën e saj, kemi zgjedhur disa fakte për jetën e saj, që ndoshta s’i keni ditur.

 1. Pazarin për shtëpi e kryen vetë, madje është një kuzhiniere e përkryer dhe gatuan për familjen e saj.

2. Frikësohet jashtëzakonisht nga qenët, madje Vladamir Putin duke e ditur këtë, gjatë një takim me të në Rusi e ka futur një qen të racës Labrador në mbledhje, pas së cilës Angela e ka pranuar se ishte frikësuar.

3. Ajo gjithashtu është një shkencëtare. Pas përfundimit të studimeve, ajo fitoi një doktoraturë për kimi kuantike.

4. Angela Merkel ka mbimerin “Merkel” nga burri i parë i saj, dhe edhe pse është e divorcuar nga ai nuk e ka hequr kurrë.

 5. Gjatë një fushate në vitin 2016, ajo e ndali për pak fjalimin për të pirë birrë dhe vazhdoi prapë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat