Flet pasardhësja e Merkelit pasi tronditi Gjermaninë me vendimin e saj

Evropë

Flet pasardhësja e Merkelit pasi tronditi Gjermaninë me vendimin e saj

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 15:44
Annegret Kramp-Karrenbauer

Kryetarja e Unionit Kristian Demokrat Annegret Kramp-Karrenbauer, në një konferencë për media e ka konfirmuar se ajo nuk do të jetë kandidate për kancelare të Gjermanisë.

Sipas Kramp-Karrenbauer, udhëheqja në dy fronte e dobëson CDU-në.

“Mbajtja e fortë e partisë është detyrë e imja si udhëheqëse. Largimi i Angela Merkel nga pozita e kryetares na ka dhënë një mësim të mirë. Por, udhëheqja e partisë dhe kandidimi për kancelare e dobëson partinë. Unë ju konfirmoi se unë nuk do të jem kandidate për kancelare. Unë do të udhëheqë partinë deri në caktimin e kandidatit apo kandidates për kancelar, dhe pas caktimit unë do të lë partinë në duart e duhura. Do të vazhdoi të jem ministre e Mbrojtjes në mënyrë që të kujdesem për ushtarët dhe ushtarët tona “- tha Kramp-Karrenbauer.

Shefja e CDU-së është kategorike kundër bashkëpunimit me partinë e ekstremit të djathtë AFD.

”Kryesia e CDU-së e ka përkrahur vendimin tim të javës së kaluar pas ngjarjes në Tyringen. E kemi thënë qartë se nuk do të ketë në asnjë formë të bashkëpunimit me AFD-në dhe të majtët. AFD është kundër të gjitha parimeve të partisë tonë. Çdo përafrim me AFD-në e dobëson CDU-në dhe unë jam kundër këtij bashkëpunimi. Asnjë nga pikat programore nuk përputhet me partitë tona “- shtoi Kramp-Karrenbauer..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat