Brazili gabimisht zbulon sekrete ushtarake ku Franca shihet si pushtues eventual, reagojnë francezët

Evropë

Brazili gabimisht zbulon sekrete ushtarake ku Franca shihet si pushtues eventual, reagojnë francezët

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 19:05
Emmanuel Macron

Franca pritet të jetë kërcënimi më i madh për Brazilin në 20 vitet e ardhshme, sipas një raporti sekret brazilian të rrjedhur nëpër medie.

Sipas këtij raporti, shkruan mediumi francez France 24, Franca mund të pushtojë Amazonën para 2035’ës. Ambasada franceze është përgjigjur me sarkazëm ndaj këtyre raportimeve. Dokumenti ushtarak ka për qëllim të ridefinojë strategjinë e jashtme të shtetit dhe mund të shtojë problemet me Francën.

Franca ka okupuar mendjet e elitës së ushtrisë braziliane që kur presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe ai brazilian, Jair Bolsonaro, ishin ndeshur publikisht vitin e kaluar. Dokumenti i rrjedhur, citon fjalët e ushtarakëve më të lartë të Brazilit, shtetit më të fortë në Amerikën e Jugut.

I quajtur “Skenari i mbrojtjes 2040”, dokumenti i gjatë 45 faqe është bazuar në fjalët e 500 oficerëve të lartë ushtarakë.

Ambasada e Francës në këtë shtet ka reaguar në mënyrë ironike në një postim në Tuitter. Ajo ka lavdëruar “imagjinatën e shfrenuar të autorëve të këtij dokumenti”. Edhe pse dokumenti është bërë pas përplasjeve të shumta mes presidentëve, dhe përveç kësaj, Franca njihet si partneri më i madh global i Brazilit në dekadat e fundit.

Presidentët e të dyja vendeve, transmeton Gazeta Express, ishin përplasur vitin e kaluar për zjarret në Amazonë dhe menaxhimin e tyre. Brazili kishte kërkuar nga Macron që të mos përzihej në punët e tyre, pasi nuk ishte më koha e kolonializmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat