Erërat e fuqishme – pamje që tregojnë se si “luhatin” aeroplanin, në një aeroport në Angli

Evropë

Erërat e fuqishme – pamje që tregojnë se si “luhatin” aeroplanin, në një aeroport në Angli

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 20:41
Foto

Pasagjerët janë duke kaluar momente të frikshme ndërsa aeroplanët “luftojnë” me erërat e fuqishme që kanë përfshirë vende të ndryshme në Evropë.

Sipas mediave të huaja, një përvojë të tillë sot e kanë përjetuar edhe disa pasagjerë të një aeroplani i cili tentoi të aterronte në aeroportin e Birmingham në Angli.

Siç edhe mund të shihet në disa pamje të publikuara edhe nga mediat botërore, aeroplani has në vështirësi të mëdha në tentim për të aterruar.

Ndryshe, një stuhi ka përfshirë Evropën gjatë fundjavës, duke bërë që qindra fluturime të anulohen.

Bëhet fjalë për stuhinë Ciara e cila ka goditur Evropën veriore me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme.

Gjithashtu, stuhia shkaktoi ndërprerje të madhe të transportit nëpër Evropë; në Holandë janë anuluar rreth 240 fluturime për në dhe nga aeroporti Schiphol i Amsterdamit, një nga më të ngarkuarit e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat