Republika Serbe vendos për dalje nga Bosnjë e Hercegovina

Evropë

Republika Serbe vendos për dalje nga Bosnjë e Hercegovina

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 15:11
Republika Serbe vendos për dalje nga Bosnjë e Hercegovina

Republika Serbe ka paralajmëruar daljen e saj nga Bosnja e Hercegovina.

Anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik ka thënë sot se Republika Srpska është nisur në rrugën e daljes nga Bosnjë e Hercegovina dhe nuk ka kthim prapa.

“Ne do të bëjmë dhe nuk mund të na ndalin as SHBA-të e askush tjetër, sepse mendojmë se marrëveshja e Dejtonit është e shkatërruar, mbi të gjitha me intervenimin e faktorit ndërkombëtar”, deklaroi Dodik para gazetarëve në Sarajevë, raportojnë mediat serbe.

Koha është, siç ka thënë ai, të dëshmohet se sa seriozisht e ka Republika Srpska në qëllimin e saj duke thënë se ata duhet të vendosin mes dy gjërave, një prej tyre është t’i lejojë vetes të zhduket në qetësi dhe të jetë pjesë e ndonjë pakoje të krijuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe pala boshnjake në Sarajevë.

“Në fazën e parë do të realizohej nëpërmjet përfaqësusve të lartë dhe qëllimit për arritjen e zgjidhjes, e tani e bëjnë nëpërmjet gjykatës kushtetuese, duke dashur ta mbrojnë me arsyetimin e sundimit të ligjit. Nëse do të bëhej fjalë vërtetë për sundimin e ligjit, nuk do të kishte ndërhyrje të huajve dhe ambasadave”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat