Amsterdami heq dorë nga kanabisi dhe “Dritat e kuqe”… Nuk po përballon dot turistët!

Evropë

Amsterdami heq dorë nga kanabisi dhe “Dritat e kuqe”… Nuk po përballon dot turistët!

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 23:46
Amsterdam

Amsterdami, kryeqyteti i Holandës, prej kohësh ka hedhur idenë për të hequr dorë nga kanabisi dhe shtëpitë e hapura publike, pasi nuk po përballon dot dyndjen e turistëve.

Ka qenë kryebashkiakja e Amstredamit Femke Hasema e cila ka kërkuar të fitojë mbështetje politike për “pastrimin” e zonës të njohur ndryshe si “Dritat e kuqe”  pasi sipas politikanëve kryeqyteti holandez me 1 milion banorë është e mbipopulluar nga turistët.

“Dritat e kuqe” në Amsterdam dhe kanabisi nëse nuk do të lejoheshin, sipas studimeve, bëhet e ditur se një e treta e turistëve të huaj dhe gati gjysma e britanikëve do të kishin më pak të ngjarë të vizitojnë qytetin përsëri.

Femke Halsema, e cila kuptohet se dëshiron të zvogëlojë numrin e dyqaneve që shesin kanabis, bashkëngjiti rezultatet e sondazhit në një letër për këshilltarët duke njoftuar qëllimin e saj për të parë se si mund të zvogëlojnë tërheqjen e përdorimit të drogës për turistët.

Amsterdam është duke luftuar për të përballuar numrin e madh që vizitojnë qendrën e qytetit deri në atë pikë sa pikat turistike  nuk po promovohen më.

Amsterdami tërheq më shumë se 17 milion vizitorë në vit, ose mestatërisht në muaj 1.5 milionë turistë.

Këshilli i qytetit votoi disa kufizime për shitjen e kanabisit dhe shtëpitë publike. Udhëzuesit që shkelin rregullat do të gjobiten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat