Panik në Londër/ E prekura nga koronavirus merr taksinë dhe shkon në spital

Evropë

Panik në Londër/ E prekura nga koronavirus merr taksinë dhe shkon në spital

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 00:33
Londër

Personi i parë që konfirmoi vetë se kishte koronavirus në Londër  përdori një taksi “Uber” për ta çuar  në spital. Sipas mediave britanike rasti në fjalë ka ndodhur me një grua e cila është vetëparaqitur në Spitalin e Lewisham.

Sapo ajo ka deklaruar “unë kam koronavirus” asaj i është mbuluar goja dhe hunda me një maskë dhe është dërguar në një zonë të izoluar për të kryer testin e virusit në fjalë.

Ben Travi, shefi ekzekutiv i spitalit në Lewisham tha se rezultati i testit u rezultoi pozitiv dhe pacienti u transferua në një qendër të specializuar në Spitalet “Guys and St Thomas”

“Të gjithë personeli që ra në kontakt me pacientin janë mbajtur nën vëzhgim”, shtoi Travi, “…ndërsa Uber ka pezulluar llogarinë e shoferit që transportoi për në spital të prekurën.

Ndërkohë edhe dy pjesëtarë të stafit në spitalin e Lewisham të cilët patën kontaktin e parë me gruan janë futur në izolim.

Gruaja në fjalë fluturoi nga Kina në Londër dhe ende nuk dihet si u ka shpëtuar kontrollove.

Gjithsej nëntë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar tani janë duke u trajtuar për COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat