Një seks-skandal e tronditë Francën: Macron befas mbetet pa kandidat

Evropë

Një seks-skandal e tronditë Francën: Macron befas mbetet pa kandidat

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 13:23
Benjamin Griveaux

Ish zëdhënësi i Qeverisë së Francës Benjamin Griveaux befas u tërhoq nga gara për kryetar të Parisit, pas rrjedhjes së një xhirimi komprometues të natyrës seksuale.

Pas tërheqjes së Griveaux-it, partia e presidentit të Francës Emmanuel Macron ka mbetur pa kandidat për kryetar të bashkësisë në zgjedhjet lokale muajin e ardhshëm, transmeton AP.

Griveaux e ka paralajmëruar tërheqjen nga gara sot në mëngjes, duke pretenduar se ishte shënjestër e “sulmeve dashakeqe” në internet dhe rrjete sociale.

“Familja ime këtë nuk e ka merituar. Askush kurrë nuk duhet të jetë shënjestër e një abuzimi të tillë”, ka thënë Griveaux.

“Guardian” shpjegon se të mërkurën në një sajt është publikuar një video xhirim me mesazhe të drejtuara një gruaje, të cilat, pretendohet se i ka dërguar Griveaux.

Më pas mesazhi u përhap nëpër medie sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat