Turqia mohon se po shpërfill marrëveshjen me Rusinë për Idlibin

Evropë

Turqia mohon se po shpërfill marrëveshjen me Rusinë për Idlibin

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 20:52
Idlib

Turqia hodhi poshtë të shtunën akuzat e Moskës se nuk po përfillur marrëveshjen e arritur me Rusinë dhe Iranin për uljen e tensioneve në provincën Idlib të Sirisë. Ankaraja kërcënoi se do ndërmarrë veprime ushtarake në këtë zonë nëse përpjekjet diplomatike me Moskën dështojnë. Turqia dhe Rusia, të cilat mbështesin palët kundërshtare në konfliktin në Sirisë, ranë dakord në vitin 2018 për të krijuar një zonë ku nuk do të ketë luftime në provincën veriperëndimore. Por bashkëpunimi i tyre i brishtë u prish nga një ofensivë e qeverisë siriane në Idlib, gjatë së cilës u vranë 13 ushtarë turq gjatë dy javëve të fundit. Ankaraja ka thënë se do të përdorë ushtrinë për të larguar forcat siriane nëse ato nuk tërhiqen deri në fund të shkurtit. Presidenti Tayip Erdogan ka thënë se Turqia do të godasë forcat qeveritare kudo përgjatë Sirisë nëse edhe një ushtar tjetër turk plagoset. Zoti Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin të mërkurën dhe të shtunën me Presidentin amerikan Donald Trump, por ende nuk është njoftuar për ndonjë përparimit diplomatik mbi çështjen. Rusia, e cila mbështet presidentin sirian Bashar al-Asad thotë se Turqia, e ka përkeqësuar situatën dhe nuk ka arritur të neutralizojë militantët atje.

Por Turqia fajëson për situatën forcat e qeverisë siriane në Idlib.

"Ne nuk mund të anashkalojmë mizorinë që po ndodh në fqinjin tonë", tha Nënpresidenti turk Fuat Oktay për transmetuesin televiziv NTV.

Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu tha se Turqia po kërkon ta zgjidhë çështjet e Idlibit me Rusinë përmes diplomacisë. Por duke folur gjatë një konference ndërkombëtare të sigurisë në Mynih ai shtoi se "nëse zgjidhja nuk do të funksionojë përmes kanaleve diplomatike, ne do të ndërmarrim hapat e nevojshëm".

Duke folur në Stamboll të shtunën, presidenti Erdogan tha se Turqia do t'i sprapsë forcat siriane vetëm në rast se ato tërhiqen vetë në kufijtë e përcaktuar nga Ankaraja dhe Moska në vitin 2018. "Zgjidhja në Idlib është që regjimi (Sirian) t'i jap fund agresionit e të tërhiqet në kufijtë që parashikon marrëveshja. Përndryshe ne do t'i japim zgjidhje përpara fundit të muajit shkurtit", tha zotit Erdogan./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat