Pas gazetarëve, qeveria britanike ua kufizon qasjen edhe fotoreporterëve

Evropë

Pas gazetarëve, qeveria britanike ua kufizon qasjen edhe fotoreporterëve

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 15:19
Boris Johnson

Presidenti amerikan, Donald Trump, mund të jetë ndier i turpëruar nga fotografia ku shihej me flokë të shprishur e fytyrë të rrezitur, por kryeministri britanik, Boris Johnson, nuk ka arsye të frikësohet shumë që momente të ngjashme do të kapen nga fotografët në zyrat e tij.

Katër fotoreporterë e kanë akuzuar qeverinë britanike se i ka përjashtuar nga pjesëmarrja në ngjarjet zyrtare. Reagimi i tyre u bë pjesë e një vargu të akuzave se pushteti në Londër po mundohet t’i kopjojë sulmet e Trump-it ndaj medieve dhe kufizimin e përcjelljes së ngjarjeve nga to.

Asnjë gazetar i pavarur nuk u lejua të merrte pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për tërheqje nga Bashkimi Evropian nga kryeministri Johnson, shkruan “The Guardian”.

Zakonisht, në këto ngjarje lejohen gazetarët nga gazetat rajonale ose kombëtare, por vetëm fotografi zyrtar, kishte marrë pjesë në ceremoninë e goditjes së gongut më 31 janar.

Më herët gjatë këtij muaji, gazetarët politikë e bojkotuan një konferencë të qeverisë në shenjë proteste për përjashtimin e disa kolegëve të tyre.

Asociacioni i Gazetarëve tha se është thellësisht i shqetësuar me vendimet e fundit të qeverisë për përjashtimin e gazetarëve dhe fotoreporterëve nga përcjellja e ngjarjeve të profilit të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat