Shkencëtari britanik parashikon numrin e frikshëm të vdekjeve të mundshme nga koronavirusi

Evropë

Shkencëtari britanik parashikon numrin e frikshëm të vdekjeve të mundshme nga koronavirusi

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 16:44
Profesor Neil Ferguson

Shkencëtari britanik që drejton luftën kundër koronavirusit në Britani ka rrëfyer se parashikimet për 400.000 vdekje nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë "absurde".

Profesor Neil Ferguson, i Shkollës së Shëndetit Publik në “Imperial College”, në Londër, pranoi se virusi vdekjeprurës e ka shqetësuar shumë, pasi numri i të vdekurve në Kinë ka arritur në 1500 dhe 66.000 njerëz janë të infektuar.

Gjithsesi, Ferguson këmbënguli se nuk po parashikon 400.000 vdekje, por po paralajmëron se shifra është e mundur.

Ferguson tha se Britania është ‘ndoshta aty ku Wuhan ishte në fillim të dhjetorit’, për sa i përket numrit të të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat