Stuhia e egër "Dennis" në Britani, reshjet e dendura provokojnë përmbytje në Uells

Evropë

Stuhia e egër "Dennis" në Britani, reshjet e dendura provokojnë përmbytje në Uells

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Stuhia "Denis" që goditi këtë fundjavë Britaninë e Madhe ka lënë me qindra zona të përmbytura në të gjithë vendin. 2 persona kanë gjetur vdekjen në ujërat e detit të trazuar ndërsa disa krahina janë shpallur zona incidenti.

Edhe avioni më i madh në botë për pasagjerë ka hasur vështirësi përballë stuhisë "Denis" që goditi këtë fundjavë Mbretërinë e Bashkuar.

Një zbritje thuajse pingule e avionit "Airbus A380", në aeroportin e Londrës, dëshmoi sërish forcën e një furtune që ka paralizuar transportin e ka nxjerrë nga shtrati lumenj në të gjithë vendin.

Qytete të tëra u gjetën të dielën nën ujë në zonat e Uellsit, Anglisë dhe Skocisë, ku shërbimet e emergjencës i shpallën disa zona incidenti.

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën.

Shirat e dendur dhe erërat ekstreme vijnë më pak se një javë pas stuhisë "Kiara", e cila dëme të ngjashme do i shtrinte përgjatë një periudhe disaditore në pjesën veriperëndimore të kontinentit.

Autoritetet britanike presin që reshjet intensive do të vazhdojnë për disa orë duke sjellë deri 80 milimetra shi në zona të caktuara.

Vigjilenca është shtuar edhe në veriu e Francës, ku meteorologët këtë fundjavë parashikojnë të bjerë një sasi reshjesh e barabartë me sasinë e tre javëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat