Forcat rebele të mbështetura nga Rusia vrasin 1 ushtar ukrainas dhe plagosin 4 të tjerë

Evropë

Forcat rebele të mbështetura nga Rusia vrasin 1 ushtar ukrainas dhe plagosin 4 të tjerë

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Ushtria e Ukrainës thotë se forcat e saj në pjesën lindore janë sulmuar nga grupet e mëdha rebele, të cilët kanë vrarë një ushtar dhe kanë plagosur 4 të tjerë.  

Por rebelët e mbështetur nga Rusia thonë se trupat u përpoqën të shkelnin linjat e tyre dhe u kapën në një fushë të minuar, me dy të vrarë dhe tre të plagosur.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky po zhvillonnjë mbledhje të Këshillit të tij të Sigurisë për të vlerësuar gjendjen, shkruan BBC.

Ky konflikt ka filluar që në vitin 2014, në afërsi të Zolote, një fshat i vijës së përparme në rajonin Luhansk të Donbas. Rebelët mbajnë pjesën më të madhe të Donbas, mes Ukrainës Lindore dhe Rusisë Jugperëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat