Oretku i borës “varros” turisten britanike në alpet zvicerane, shpëtohet në momentet e fundit nga skiatorët

Evropë

Oretku i borës “varros” turisten britanike në alpet zvicerane, shpëtohet në momentet e fundit nga skiatorët

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 14:59
Foto

Një video dramatike e publikuar në internet shfaq momentin kur një qytetare britanike shpëtohet në momentet e fundit, pasi “ishte varrosur” nga orteku i borës në një resort në Verbier të Zvicrës.

Victor Leibenguth, skiator profesionist që jeton në fshatin zviceran, ka thënë se gruaja po skijonte jashtë pistës kur orteku i borës e zuri.

Videoja e postuar në Instagram ka për qëllim të paralajmëroj të tjerët, që të mos dalin nga pistat se mund të jetë një veprim shumë i rrezikshëm.

“Po skijonim në Verbier kur pamë ortekun e borës duke u lëshuar me shpejtësi të madhe. Pranë ortekut ishin dy femra të cilat u goditën, por njërën e gjetëm shpejtë, derisa tjera ishte varrosur në borë. Për fat të mirë reaguam me kohë dhe e shpëtuam”, ka deklaruar Leibenguth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat