Të shtënat masive në dy bare në Gjermani, një i arrestuar – pamje nga vendi i ngjarjes - Bota Sot
Të shtënat masive në dy bare në Gjermani, një i arrestuar – pamje nga vendi i ngjarjes

Evropë

Të shtënat masive në dy bare në Gjermani, një i arrestuar – pamje nga vendi i ngjarjes

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 06:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Mediat gjermane raportojnë se deri më tani policia ka arrestuar një person, si të dyshuar për të shtënat në dy bare në Gjermani.

Përveç kësaj, po sipas mediave gjermane, policia është në kërkim edhe të personave të tjerë,.

Arrestimi i tij, përkatësisht kërkimi i të tjerëve nga policia gjermane po bëhet pas të shtënave masive në Hanau dhe Kesselstadt të Gjermanisë, nga të cilat kanë gjetur vdekjen tetë persona dhe disa të tjerë janë plagosur.

Ndryshe, mediat kishin raportuar se incidenti i parë ka ndodhur në Kurt-Schumacher-Platz, në qendër të Hanau.

Ai u pasua nga të shtënat në Kesselstadt, në një bar tjetër nga një makinë në lëvizje menjëherë pas incidentit të parë.

Si rrjedhojë, të dy incidentet po trajtohen si të lidhur njëri me tjetrin.

Ndryshe, Hanau është një qytet me rreth 100,000 banorë, i vendosur vetëm në lindje të Frankfurtit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat