Terror në xhaminë më të madhe në Londër, muzeini sulmohet me thikë

Evropë

Terror në xhaminë më të madhe në Londër, muzeini sulmohet me thikë

Nga: H.O. Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 19:08
Xhamia

Një person me thikë i cili rregullisht falet në xhaminë Regent Park ka sulmuar një person rreth 70 vjet, në shpatull, derisa ai i thirrte adhuruesit musliman në lutje pasdite, dhe për këtë sulm policia thotë se nuk ishte veprim terrorist.

Dëshmitarët thanë se viktima ishte muzeini, i cili thërret muslimanët të falen në Xhaminë Qendrore të Londrës, një nga xhamitë më të mëdha të qytetit, afër Parkut Regent.

Një dëshmitar tha se i dyshuari ishte i rregullt në xhami dhe e kishte parë të paktën gjashtë muaj më parë, duke shtuar se viktima ishte goditur me thikë në krahun e djathtë.

Image

Besohet se sulmuesi kishte pritur derisa kishin filluar të faleshin. Policia ishte ftuar në xhami pas orës 3 pasdite dhe kishte gjetur burrin e lënduar me thikë. Atë e trajtuan në vendin e ngjarjes para se të dërgohej në spital.

Policia tha se një tjetër burrë është arrestuar në xhami me dyshimin për tentim vrasje./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat