Prokurori gjerman: Të vrarët përfshinin shtetas të huaj dhe gjermanë

Evropë

Prokurori gjerman: Të vrarët përfshinin shtetas të huaj dhe gjermanë

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 21:05
Foto

Nëntë persona janë qëlluar për vdekje dhe gjashtë të tjerë janë në gjendje të rëndë, në qytetin gjerman Hanau.

Vrasjet masive që ndodhën në qytetin gjerman Hanau i ka kryer shtetasi gjerman Tobias R. i cili kishte lënë një letër në të cilën shpreh dhe përkrah qëndrimet e tij radikale të së djathtës ekstreme, shkruan e përditshmja gjermane Bild.

Viktimat ishin shtetas gjermanë dhe të huaj nga mosha 21 deri në 44 vjeç, tha të enjten prokurori federal i Gjermanisë.

I dyshuari, një burrë gjerman 43 vjeç, kreu sulmet e tij vdekjeprurëse në dy lokale në Hanau, një qytet jo larg Frankfurtit, të mërkurën në mbrëmje.

Pas të shtënave, i dyshuari, u gjet i vdekur në banesën e tij së bashku me nënën e tij, sipas zyrtarëve.

Besohet se i dyshuari vrau nënën e tij dhe më pas veten.

Sulmi vonë të mërkurën ka shokuar të gjithë Gjermaninë, e cila po merret me një kërcënim të rritur të së djathtës ekstreme.

Policia po punon për identifikimin e viktimave.

Është e zakonshme që autoritetet në Gjermani të japin vetëm shkronjën e parë të mbiemrit të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat