A ka vepruar i vetëm autori i sulmit në Gjermani?

Evropë

A ka vepruar i vetëm autori i sulmit në Gjermani?

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 22:07
Foto ilustrim

Sulmi me armë mbrëmjen e djeshme në gjermani ku mbetën të vrarë 9 persona ka ngritur shumë pikëpyetje dhe pista hetimi që po ndiqen nga autoritetet vendase.

I dyshuari qëlloi mbi 9 persona të cilët rezultuan të jenë emigrantë, e disa orë më vonë u gjet i vdekur sëbashku me mamanë në apartamentin e tij.

Afër trupit të tyre u gjet dhe arma me të cilën ishin vrarë.

Tashmë autoritetet kanë ngritur dyshime nëse ai kishte bashkëpunuar me persona të tjerë apo kishte vepruar i vetëm.

Prokurorët shprehen se videoja që i dyshuari Tobias R postoi në rrjete sociale shpreh qartë pikëpamjet e tij radikale dhe raciste.

Gjithashtu ata ngrenë hipotezën se ai ishte ndikuar nga persona të tjerë që të ndërmerrte këtë sulm.

Pas ngjarjes makabër, kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se motivi i sulmit buronte nga ndjenja e racizmit që Tobias kishte.

Ajo që ishte e çuditshme ishte dhe vdekja e të dyshuarit dhe nënës së tij të cilën autoritetet e kanë cilësuar si vetëvrasje, por hetimet vazhdojnë ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat