Erdogan bisedë telefonike me Merkel dhe Makron, diskutohet sulmi në Gjermani dhe krizat në Libi e Siri

Evropë

Erdogan bisedë telefonike me Merkel dhe Makron, diskutohet sulmi në Gjermani dhe krizat në Libi e Siri

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 18:19
Merkel, Macron dhe Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar të premten më 21 shkurt, një bisedë telefonike me presidentin francez Emanuel Makron dhe kancelaren Gjermane Angela Merkel.

Ata diskutuan rreth sulmin racist të ndodhur në Hanau të Gjermanisë ku mbetën të vrarë 9 persona, ku 5 prej tyre ishin shtetas turq. 

Krizat e vazhdueshme në Siri dhe Libi, ishin çështjet e tjera që u diskutuan ndërmjet 3 liderave.

Erdogan në bisedën e përbashkët telefonike shprehu ngushëllime për viktimat e sulmit racist në qytetin gjerman Hanau, duke dënuar sulmet e tilla të motivuara nga ksenofobia, racizmi dhe islamofobia, shkruan Daily Sabah.

Për çështjen e Sirisë, presidenti Erdogan tha që agresioni i regjimit të Bashar Asadit dhe mbështetësve të tij duhet të ndalet. Ai gjithashtu nënvizoi se është e nevojshme një veprim konkret për të parandaluar një krizë humanitare në rajon.

Për çështjen e Libisë, Erdogan tha që të gjithë duhet të punojnë së bashku drejt politikave të qëndrueshme që do t'i mundësonin popullit libian të arrijë paqen dhe stabilitetin.

Biseda telefonike erdhi pasi Merkel dhe Makron i thanë Vladimir Putin në një telefonatë të enjten më 20 shkurt, se ata duan të takohen me të dhe Erdogan për t'i dhënë fund krizës në Siri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat