Koronavirusi ne Itali: Perkeqesohet situata, qeveria mbledhje të jashtëzakonshme

Evropë

Koronavirusi ne Itali: Perkeqesohet situata, qeveria mbledhje të jashtëzakonshme

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Rritet numri i personave të infektuar nga koronavirus në Italia e zgjerohet zona e përhapjes së saj.

Një rajonin e Piemonte është verifikuar rasti i parë i infektuar me koronavirus.

Ka shkuar në 46 numri i pacientëve me koronavirus në Lombardi, e 12 në Veneto, duke e çuar totalin në 58. 

Në qytetin e Milanos është verifikuar personi i parë pozitiv me koronavirus, i cili po kurohet në spitalin San Raffaele.

Presidenti i Republikës me një notë zyrtare ka kërkuar "sens përgjegjësie e impenjimin e të gjithëve për t'ju përgjigjur kësaj situate e për të garantuar shëndetin publik të qytetarëve."

Qeveria Conte ka thirrur këtë mbrëmje mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit të ministrave për të vlerësuar masa të reja për të ndaluar përhapjen e epidemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat