Rusia përfshihet përsëri në Mal të Zi: Kapen 100 emblema false të policisë ruse

Evropë

Rusia përfshihet përsëri në Mal të Zi: Kapen 100 emblema false të policisë ruse

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

Policia kufitare malazeze gjeti dhe sekuestroi 100 emblema false të Asociacionit Ndërkombëtar të Policisë (IPA).

Simbolet u transportuan në mënyrë të paligjshme në Mal të Zi, e që po dyshohet që cila dyshohet se ato kishin për destinacion konsulli e nderit rus Borivoje Djukuc.

Të Mërkurën, rreth orës një pas mesnate, një paketë që përmbante letërnjoftime të rreme të policisë ruse u gjet në autobusin me regjistrim serb, sipas të përditshmes ‘Pobjeda’.

Është raportuar se policia kufitare dyshonte se Asociacioni Ndërkombëtar Policor po shpërndante ilegalisht emblema të një organizate nga Serbia në Mal të Zi.

Në emblemat e IPA që janë konfiskuar, janë gjetur mbishkrime ‘Russian section’.

Ndryshe, IPA, është organizata me e madhe e policisë në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat