Nëna e Greta Thunberg-ut tregon për fëmijërinë e trazuar të vajzës

Evropë

Nëna e Greta Thunberg-ut tregon për fëmijërinë e trazuar të vajzës

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 09:56
Malena Ernman, Greta Thunberg

Malena Ernman, nëna e aktivistes së famshme suedeze, Greta Thunberg, ka dhënë hollësi për fëmijërinë me probleme të vajzës dhe transformimin e jashtëzakonshëm nga një fëmijë i heshtur në zërin më të fuqishëm në botë kundër ndryshimeve klimatike.

Gjatë një rrëfimi të përcjellë me emocione, zonja Ernman përshkruan se si Greta u diagnostifikua me autizëm dhe si aktivizmi i ndihmoi që ta tejkalonte një çrregullim të ngrënies.

Rrëfimin për problemet e vajzës së saj ajo e paraqet në librin “Shtëpia jonë është në zjarr: Skena të një familjeje dhe të një planeti në krizë”, në të cilin ka kontribuar me shkrime e tërë familja Thunberg.

“Ajo po zhdukej ngadalë në një lloj errësire. Nuk i binte më pianos, nuk qeshte, nuk fliste dhe nuk hante”, tregon nëna e aktivistes adoleshente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat