Pas frikës nga koronavirusi, Italia përballet me diçka tjetër aspak të këndshme

Evropë

Pas frikës nga koronavirusi, Italia përballet me diçka tjetër aspak të këndshme

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 17:48
Itali

Askush nuk dëshiron t’i bëjë moral tregut, sepse çmimi dhe kërkesa është ofertë, sa më shumë rritet kërkesa, aq më shumë edhe çmimi, por në disa argumente ekonomia duhet t’ja lejë vendin humanizmit. Një nga këto raste është shëndeti. Në ditën në të cilën koronavirusi është shfaqur në Itali me dhjetëra raste të verifikuara, çmimet i disa sendeve shëndetësore të shitura në portalet kryesore të ecommerce janë rritur së tepërmi. Xhelet sterilizues që në farmaci kushtojnë 4 euro janë shitur për 200 euro në këto ditë.

Saktësojmë që Amazon, i përmendur në artikull, nuk ka të bëjë me çmimet që vendosen nga shitësit. Ashtu sikurse markat e produkteve të përmendura, ato janë të huaja. Jemi përballë disa shitësve individuale, që kanë grumbulluar disa pajisje mjekësore, duke i shitur në grup nga 6 apo 12 copë, me çmime të çmendura. Për të vërtetuar këtë grabitje ne kemi përdorur një nga krahasuesit e çmimeve më të përdorura në Amazon. Ajo që kemi zbuluar ju bën të dridheni.

Rritje edhe me 1000%-Mund të gjenden higjenizues për duart, ato që përdoren zakonisht, pasi keni qenë në transport publik, që nga 4 euro copa (çmimi mesatar në farmaci), deri në 26 euro.

Një cmim i kripur përtej 500%. Por ka nga ata që abuzojnë shumë keq duke e çuar një cope deri në 35/40 euro duke e kaluar 1000%. E njëjta gjë ndodh edhe për maskat kirurgjikale. Edhe këtu shifra është rritur me 3 shifra..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat