Frika nga koronavirusi, udhëtarët e nisur nga Roma s’lejohen të zbresin nga avioni

Evropë

Frika nga koronavirusi, udhëtarët e nisur nga Roma s’lejohen të zbresin nga avioni

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 11:19
Ilustrim

300 pasagjerë të një avioni të nisur nga Roma janë bllokuar nga autoritetet e aeroportit të Mauritiusit në ishujt e Oqeanit Indian.

Frika se ndonjë nga udhëtarët mund të jetë me koronavirusin, duke qënë se vjen nga një vend ku pacientet po shtohen orë pas orë, ka bërë që drejtuesit e aeroportit të marrin këtë vendim drastik.

Avioni është ulur në piste këtë të hënë, por askush nuk ka dalë jashtë. Dy opsione kanë lënë autoritetet aeroportuale, kthim pas të avionit të linjës “Alitalia” në Romë ose vendosje në karantinë për 2 javë për 300 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat