Greva në Itali, Alitalia anulon të martën 4 fluturime Romë-Tiranë-Romë

Evropë

Greva në Itali, Alitalia anulon të martën 4 fluturime Romë-Tiranë-Romë

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 14:51
Alitalia

Kontrollorët e trafikut ajror në Itali do të zhvillojnë një grevë 24 orëshe të martën, e si pasojë priten anulime apo vonesa të fluturimeve.

Kompania ajrore Alitalia ka njoftuar se ka anuluar fluturimet e mëposhtme nga dhe për në Tiranë më 25 shkurt:

AZ582: Rome Fiumicino – Tirana

AZ583: Tirana – Rome Fiumicino

AZ584: Rome Fiumicino – Tirana

AZ585: Tirana – Rome Fiumicino

Eurocontrol specifikoi se kryesisht aeroportet e Milanos, Romës dhe Brindizit do të preken nga greva.

Tirana lidhet me destinacione të ndryshme në Itali, jo vetëm nëpërmjet Alitalias, por edhe kompanive të tjera ajrore. Ndaj pasagjerët që kanë për të udhëtuar në datën 25 shkurt, ose dhe një ditë me herët apo më pas, këshillohen që të kontaktojnë kompaninë me të cilën kanë fluturimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat