Habit kryebashkiaku italian në emision live: Nuk e bëra testin, kishin mbaruar tamponët

Evropë

Habit kryebashkiaku italian në emision live: Nuk e bëra testin, kishin mbaruar tamponët

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 14:55
Angelo Chiesa, kryetari i bashkisë së Bertonico në provincën e Lodi

“Më falni, jam pak i ftohur …”.

Kështu e nisi fjalën e tij Angelo Chiesa, kryetari i bashkisë së Bertonico në provincën e Lodi, në Rai 2.

Menjëherë të pranishmit në studio, e këshilluan që të vizitohet për të eleminuar çdo dyshim për një infeksion të mundshëm.

 

Por pikërisht këtu habiti kryebashkiaku: “Unë isha thirrur të bëja një vizitë, por ajo u pezullua sepse nuk kishte tamponë”.

“Po si ka mundësi ju jeni dhe kryetar bashkie, takoni njerëz çdo ditë”, ishin reagimet në studio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat