Vetura godet turmën në Gjermani, arrestohet shoferi

Evropë

Vetura godet turmën në Gjermani, arrestohet shoferi

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 16:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Më shumë se dhjetë persona kanë mbetur të plagosur, pasi që janë goditur nga një veturë që hyri në një sfilatë karnavalesh në qytetin gjerman perëndimor të Volkmarsen, ka bërë të ditur policia.

Policia ka njoftuar se shoferi është arrestuar, mirëpo, që nuk kanë pranuar që të deklarojnë nëse bëhet fjalë për një aksident apo sulm të qëllimshëm.

Mediat gjermane kanë raportuar se në mesin e personave të lënduar ka edhe fëmijë, derisa, dëshmitarët kanë thënë se shoferi kishte hyrë me makinë në turmë me qëllim.

Ky incident vjen më pak se një javë pasi që 11 persona vdiqën në një sulm me armë zjarri që u raportua si më racisti në Gjermani, që pas luftës së dytë botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat