Brukseli po përgatit sanksione kundër Dodikut, thotë Petritsch

Evropë

Brukseli po përgatit sanksione kundër Dodikut, thotë Petritsch

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 16:24
Petritsch

Ish-përfaqësuesi i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë dhe Hercegovinë, Wolfgang Petritsch ka thënë se sanksione të reja janë duke u përgatitur në Bruksel kundër anëtarit të Presidencës serbe Milorad Dodik.

“Siç e dini, Dodik tashmë është në listë të zezë nga SHBA. Unë jam informuar nga Brukseli se Bashkimi Evropian po konsideron seriozisht ndalimin e vizës ose hyrjen në BE të Dodikut. Nuk e di nëse do të ndodhë, por gjithçka do të shohim së shpejti, “i tha ai “Dnevni Avazit” me qendër në Sarajevë.

I pyetur nëse ai mendonte se Beogradi ose Moska ishin prapa krizës së re në Bosnjë, diplomati austriak u përgjigj:

“Ky është projekti i Dodikut. Si anëtar i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës që bën thirrje për shkëputje, ai është në një konflikt të drejtpërdrejtë të interesit sepse, si president, ai duhet të mbrojë shtetin dhe integritetin dhe sovranitetin e tij”, tha Petritsch.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat