Shkon në 10-të numri i të plagosurve në Gjermani - Bota Sot
Shkon në 10-të numri i të plagosurve në Gjermani

Evropë

Shkon në 10-të numri i të plagosurve në Gjermani

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Së paku dhjetë njerëz u plagosën, pasi një makinë u përplas për një turmë njerëzish, që po merrnin pjesë në një karneval në qytetin Folkmarsen të Gjermanisë.

Policia tha se shoferi i automjetit u arrestua, por nuk tregoi nëse bëhet fjalë për aksident apo rast të qëllimshëm.

Dëshmitarët i thanë ueb-faqes gjermane të lajmeve HNA se shoferi dukej se i kishte goditur qëllimisht fëmijët.

Makinat e policisë dhe auto-ambulancat nxituan në vendin e ngjarjes.

Qyteti Folkmarsen ndodhet rreth 423 kilometra në perëndim të Berlinit.

Incidenti vjen pak ditë pasi një person i armatosur vrau nëntë vetë në qytetin Hanau të Gjermanisë.

Ky është përshkruar si sulmi më i keq racist në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat