Nga Kina në Itali, rëndohen bilancet nga koronavirusi

Evropë

Nga Kina në Itali, rëndohen bilancet nga koronavirusi

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Ka ndryshuar sërish bilanci i personave të prekur dhe viktimave nga koronavirusi.

Në Kinë 71 persona të tjerë humbën jetën duke e çuar në 2663 numrin total të vdekjeve nga koronavirusi.

Gjithashtu është rritur edhe numri i të infektuarve ku janë regjistruar 508 raste të reja duke e çuar në 77,658 numrin e personave të prekur që nga shfaqja e parë e virusit.

Nga ana tjetër 2.589 persona u shëruan nga virusi vdekjeprurës. Nga vdekjet e reja në Kinë, 68 janë regjistruar në rajonin e Hubeit, dy në Shandong dhe një në Guangdong.

Edhe në Korenë e Jugut raportohet për një përkeqësim të situatës. Korea e Jugut është vendi i dytë në botë i prekur nga koronavirusi.

Sipas autoriteteve shëndetësore janë regjistruar 60 raste të reja të infektuara duke e çuar në 893 numrin e personave të infektuar në Korenë e Jugut.

Ndërkohë, në Itali numri i të vdekurve nga virusi mbetet 7, ndërsa i atyre të infektuar ka shkuar në 232.

173 të infektuar dhe 6 viktima në Lombardi; 33 të infektuar dhe një vdekje në Veneto; 18 të infektuar në Emilia Romagna, 3 në Piemonte dhe Lazio, një në Tirolin e Jugut dhe një në Siçili. Viktimat janë kryesisht të moshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat