Pse u përhap koronavirusi në Itali?/ Conte: Një spital nuk e ndoqi protokollin dhe…

Evropë

Pse u përhap koronavirusi në Itali?/ Conte: Një spital nuk e ndoqi protokollin dhe…

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 09:55
Giussepe Conte

Kryeministri italian Giussepe Conte, në Frontiere su Raiuno, shpjegon se një nga arsyet e shpërthimit të virusit është edhe keq menaxhimi i “një spitali” jo në përputhje me protokollet.

Ai gjithashtu kërkoi nga kryebashkiakët jashtë zonës së infektimit të mos veprojnë vetëm, pa indikacione nga Roma.

Kujtojmë se shifrat e fundit që vijnë nga Italia janë për 7 viktima dhe 232 të prekur.

Masat e aktivizuara nga autoritetet përfshijnë mbi 50 mijë njerëz në 11 bashki në Itali në rajonin verior, që janë në gjendje karantine, ku janë pezulluar eventet publike dhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën 1 javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat