Shkon mbi 220 numri i të infektuarve me koronavirus në Itali

Evropë

Shkon mbi 220 numri i të infektuarve me koronavirus në Itali

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Më shumë se 220 raste të infektimit me koronavirus janë konfirmuar në Itali, duke e bërë vendin më të goditur në Evropë.

Për shkak të frikës nga përhapja e mëtejme dhe për shkak të numrit të madh të rasteve në rajonin e Lombardisë, Konsullata e Ukrainës në Milano mori vendim për ndërprerje të punës deri në njoftimin e radhës.

Ministri italian i sportit njoftoi në orët e vona të së hënës se lojërat e ligës Serie A dhe të Ligës së Evropës këtë javë do të luhen pa shikues në zonat e prekura nga koronavirusi, shkruan “Free Europe”.

Vlera e aksioneve ra për më shumë se 5 për qind, që paraqet shifrën më të madhe ditore në gati katër vjetët e fundit, ndërsa banorët i boshatisën dyqanet duke blerë ushqime dhe produkte të tjera rezervë.

Goditje të rëndë nga koronavirusi, përpos Kinës, kanë marrë edhe Koreja Jugore dhe Irani. Vetëm në qytetin iranian, Qom, u raportua për 50 të vdekur, ndonëse kjo shifër u mohua më vonë nga qeveria qendrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat