Tenori i madh Plaçido Domingo i kërkon të falur grave që ngacmoi seksualisht

Evropë

Tenori i madh Plaçido Domingo i kërkon të falur grave që ngacmoi seksualisht

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 14:44
Plaçido Domingo

Plaçido Domingo është një nga tenorët më të njohur në botë që prej vitesh përballet me akuzat e dhjetëra grave për ngacmime seksuale. 79-vjeçari ka kërkuar falje dhe ka pranuar përgjegjësinë për dëmet që i ka shkaktuar karrierës së viktimave të tij.

Tenori spanjoll, Plaçido Domingo, u ka kërkuar ndjesë dhjetëra grave që ndër vite e kanë akuzuar atë për ngacmime seksuale.

I njohur si një nga "Tre Tenorët", së bashku me Luçiano Pavarotin dhe Hose Karrerasin, që ndihmuan përhapjen e muzikës operistike në botë, Domingo u shpreh të martën se ai e pranon përgjegjësinë.

Më shumë se tridhjetë këngëtare, kërcimtare, muzikante dhe pjesëtare gra të stafit skenik kanë dëshmuar prej viteve '80 se kanë përjetuar abuzim dhe sjellje të pahijshme seksuale nga ana e tenorit.

Për këto motive, nga gushti i kaluar baritoni 79-vjeçar ka anuluar një sërë performancash artistike.

"Muajt e fundit kam reflektuar për akuzat e kolegeve të ndryshme ndaj meje. I respektoj këto gra që guxuan të rrëfehen dhe dua t'u them se më vjen vërtet keq për dhimbjen që u kam shkaktuar, për karrierën që mund t'u kem dëmtuar. Unë mbaj përgjegjësi për veprimet e mia dhe jam bërë njeri më i mirë nga kjo eksperiencë," deklaroi Domingo për gazetën amerikane, Los-Anxheles Tajms.

Akuzat nga gratë për ngacmime dhe sulme seksuale një ditë më parë çuan në dënimin me burg edhe të një tjetër burri të pushtetshëm të artit.

Producenti i fuqishëm i Hollivudit, 67-vjeçari Harvi Uanstijn, rrezikon tani deri 25 vite heqje lirie ndërsa i ka mohuar akuzat e mbi 80 grave kundër tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat