Gripi ka shkaktuar mbi 250 vdekje deri më tani në Itali, koronavirusi 7

Evropë

Gripi ka shkaktuar mbi 250 vdekje deri më tani në Itali, koronavirusi 7

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Gripi sezonal ka marr jetën e 258 personave në Itali, për dallim nga koronavirusi i cili ka shkaktuar shtatë viktima.

Prej kur ka filluar gripi sezonal në tetor të vitit 2019, në Itali janë raportuar mbi 2 milionë e 700 mijë raste.

Koronavirusi, mesazhi i infermieres italiane: Ju frikësoheni të shkoni në market, ne përballemi çdo ditë me rreziqe si koronavirusi

Nga tetori deri në janar në Itali gripi sezonal ka marr jetën e mbi 250 personave, shkruan thelocal.it.

Influenca e njohur edhe si grip, është një infeksion virusal që sulmon sistemin respirator të njeriut. Në Itali për çdo vit vdesin qindra persona nga influenza.

Kujtojmë se ky vend po përballet edhe me përhapjen e koronavirusit të ri Covid-19, i cili deri më tani ka prekur mbi 200 persona dhe kanë vdekur shtatë pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat