Virusi në Evropë po përhapet nga Italia, fqinjët kundërshtojnë mbylljen e kufijve: E tepruar!

Evropë

Virusi në Evropë po përhapet nga Italia, fqinjët kundërshtojnë mbylljen e kufijve: E tepruar!

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 07:40
Itali

Disa shtete evropiane kanë njoftuar rastet e tyre të para me koronavirus dhe të gjitha gjitha duket se janë të lidhura me përhapjen e virusit në Itali, njofton BBC.

Austria, Kroacia dhe Zvicra thanë se rastet përfshinin njerëz që kishin qenë në Itali, ashtu si dhe në Algjeri dhe Afrikë.

I pari rast me virus që u regjistrua në Amerikën latine, ishte një banor i Brazilit që u kthye nga Italia.

Italia është bërë ditët e fundit, vendi më i prekur i Evropës, me më shumë se 300 të infektuar dhe 11 të vdekur.

Por fqinjët e saj kanë vendosur se mbyllja e kufijve do të ishte “e ekzagjeruar”

Ministrat e Shëndetësisë nga Franca, Gjermania, Italia dhe Komisioni Europian u angazhuan për të t’i mbajtur kufijtë hapur në një takim të martën ndërkohë që raste të reja të virusit u shfaqën në të gjithë Evropën dhe në Italinë qendrore dhe jugore.

“Ne po flasim për një virus që nuk i respekton kufijtë”, tha Ministri Italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Homologu i tij gjerman Jens Spahn tha se fqinjët po e merrnin situatën “shumë shumë seriozisht” por pranoi se “situata mund të përkeqësohej para se të përmirësohej”.

Në Mbretërinë e Bashkuar, fëmijët e shkollës që u kthyen nga pushime në veri të Italisë u dërguan në shtëpi, ndërkohë që qeveria lëshoi udhëzime të reja për udhëtarët.

Por Sekretari i Shtetit, Matt Hancock tha se nuk kishin në plan të ndalonin fluturimet nga Italia, e cila tërheq tre milionë vizitorë britanikë çdo vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat