Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Greqi, Italia me alarm të kuq

Evropë

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Greqi, Italia me alarm të kuq

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 07:59
Foto ilustrim

Është konfirmuar rasti i parë me koronavirus edhe në Greqi. Lajmi bëhet i ditur nga mediet greke, të cilat shkruajnë se mostrat e një pacienti të trajtuar në Spitalin Attica kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

I infektuari është një burrë nga Pireu, ndërsa nuk jepen më shumë detaje. Koronavirusi është kthyer në një alarm botëror, teksa numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 2765, ndërsa i të infektuarve në mbi 81 mijë, në mbarë botën.

Virusi shpërtheu në Kinë, në fund të muajit dhjetor, dhe po përhapet me shpejtësi në gjithë botën. Pas Kinës, situatë alarmante paraqitet në Korenë e Jugut dhe Itali, ku në këtë të fundit janë shënuar 11 viktima dhe mbi 300 të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat