Raste të reja të koronavirusit në Gjermani, një burrë në gjendje kritike - Bota Sot
Raste të reja të koronavirusit në Gjermani, një burrë në gjendje kritike

Evropë

Raste të reja të koronavirusit në Gjermani, një burrë në gjendje kritike

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 10:08
Foto

Raste të reja të koronavirusit në Gjermani, një burrë në gjendje kritike

Autoritetet gjermane njoftuan të martën se një burrë 25-vjeçar në rajonin Baden-Wuerttemberg është konfirmuar si i infektuar me koronavirus pas një vizite që e kishte bërë në Milano të Italisë, ndërsa një burrë tjetër ndodhet në gjendje kritike.

Ministria e Shëndetësisë e këtij rajoni tha 25-vjeçari  ka gjasa të jetë infektuar gjatë vizitës në Itali dhe ishte paraqitur në spital pasi kishte përjetuar simptoma të ngjashme me ato të gripit. Ai tashmë është vendosur në izolim dhe do ta marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Njerëzit që kanë pasur kontakt të afërt me pacientin do të mbahen në izolim shtëpiak dhe do të raportojnë për shëndetin e tyre çdo ditë. Nëse dikush prej tyre ka simptoma, ata do të izolohen në spital”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Në rajonin Rhine-Westphalia, Ministria e Shëndetësisë tha se burri i infektuar me koronavirus është pranuar në spital të hënën pasdite me simptoma të pneumonisë së avancuar.

“Pacienti ndodhet në gjendje kritike dhe është duke u trajtuar i izoluar në njësinë e kujdesit intensive”, tha kjo ministri.

Autoritetet e këtij rajoni njoftuan se shkollat dhe çerdhet në distriktin Heinsberg do të jenë të mbyllura të mërkurën si masë parandaluese, shkruan “Reuters”.

Rastet e reja e çuan në 18 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar me koronavirus në Gjermani, ndërsa ende nuk është shënuar asnjë vdekje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat