Efektet e coronavirusit në Itali, rriten kërkesat për materie dezinfektuese – fabrikat hapin vende të reja pune

Evropë

Efektet e coronavirusit në Itali, rriten kërkesat për materie dezinfektuese – fabrikat hapin vende të reja pune

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Situata kaotike e krijuar pas shfaqjes së simptomave të para te pacientët e infektuar me coronavirus në Itali, ka bërë që qytetarët të mbyllen nëpër shtëpitë e tyre nga frika se mund ta pësojnë.

Janë rritur kërkesat për maska mbrojtëse, ku në shumë barnatore pronarët janë deklaruar se po kanë mungesa të mëdha e në veçanti të produkteve tjera higjienike siç janë dezinfektuesit.

Kështu ka ndodhur me fabrikën Angelini Pharma që ka paralajmëruar se do të hapë vende të reja pune, pas kërkesave të mëdha për prodhimin e materies së lëngshme për dezinfektim – pasi që mjekët vazhdimisht kanë këshilluar se duhet pastruar duart sa më shpesh.

Madje menaxhmenti i fabrikës po e shqyrton opsionin që të punojnë 24 orë në ditë me 3 ndërrime, me qëllim që të plotësojnë kërkesat e shumta të konsumatorëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat