Numri i të vdekurve nga coronavirusi në Itali shkon në 12 - Bota Sot
Numri i të vdekurve nga coronavirusi në Itali shkon në 12

Evropë

Numri i të vdekurve nga coronavirusi në Itali shkon në 12

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 13:44
Foto Ilustrim

Numri i të vdekurve dhe të infektuarve në Itali po rritet.Tashmë numri i të vdekurve nga coronavisuri në Itali ka shkuar në 12 dhe ka infektuar 374 persona të tjerë.

Të dhënat e reja të azhurnuara u siguruan nga komisari Angelo Borrelli gjatë konferencës për shtyp.

Viktima e dymbëdhjetë është një pacient 70-vjeçar nga Lombardia.

Ai ishte pranuar në spitalin e Piacenza, më pas u transferua në kujdesin intensiv në Parma.

Kujtojmë që numri i vdekjeve nga coronavirusi është mbi 2.700 në të gjithë botën, me shumicën dërrmuese në Kinë. Ka pasur më shumë se 80,000 të tjerë të infektuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat