Rasti i dytë me coronavirus konfirmohet në Kroaci

Evropë

Rasti i dytë me coronavirus konfirmohet në Kroaci

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 14:02
Foto Ilustrim

Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh, pas takimit që zhvilloi mbrëmë, pas raportimeve se një shtetas kroat është prekur me coronavirus, i është drejtuar mediave.Ai pranoi se është regjistruar edhe rasti i dytë në Kroaci me coronavirus.

Dje në mediat kroate është raportuar se një 26-vjeçar që kishte qëndruar tri ditët e fundit në Milano së bashku me partneren e tij, ishte prekur nga coronavirusi.

Me të kuptuar për çfarë bëhej fjalë ai menjëherë është futur në karantinë në klinikën e sëmundjeve infektive në Zagreb. E përveç tij në këtë klinikë aktualisht po hospitalizohen edhe tre persona tjerë që janë në fazën e testimeve të coronavirusit.

Siç raporton Index.hr, është konfirmuar se partnerja e të infektuarit ka rezultuar negative në testet e bëra për coronavirus. Kurse tashmë është regjistruar edhe rasti i dytë me coronavirus në Kroaci.

Bëhet fjalë për vëllain e të riut që është infektuar, i cili kishte shkuar për pushime në Milano me partneren si dhe për ta shikuar një ndeshje se Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat