Mjeku italian: Ne jemi aty ku ju nuk dëshironi të jeni

Evropë

Mjeku italian: Ne jemi aty ku ju nuk dëshironi të jeni

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 14:13
Mjeku italian Dr. Carlo Serini

Mjeku italian Dr. Carlo Serini në spitalin universitar të Milanos, ka shkruar një porosi pas përhapjes së koronavirusit Covid-19 në Itali.

Mjeku ka publikuar një foto ku shihet i mbrojtur me maskë, ndërsa ka thënë se ai dhe kolegët e tij, infermierët, teknikët, po punojnë pa problem dhe pa frikë aty ku askush nuk dëshiron të jetë i pranishëm.

“Nga spitali im në Milano, ku mjekët, infermierët, teknikët, etj, punojmë pa problem. Ne jemi aty ku ju nuk dëshironi të jeni, ne jemi aty ku është frika juaj, ne jemi aty ku është mbrojtja juaj”, ka shkruar mjeku Serini.

“Pikërisht aty ku jemi me zilinë tuaj sociale, me akuzat tuaja, me avokatët, ankesat, gjykatësit dhe sulmet e juaja. Mendoni për këtë herën tjetër. Natën e mirë. Natën e mirë”, ka shkruar mjeku italian.

Kujtojmë se në Itali brenda pak ditësh janë prekur nga koronavirusi rreth 300 persona ndërsa kanë ndërruar jetë shtatë pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat