Austri, lirohen nga karantina 62 persona, 9 të infektuar do të izolohen më vete - Bota Sot
Austri, lirohen nga karantina 62 persona, 9 të infektuar do të izolohen më vete

Evropë

Austri, lirohen nga karantina 62 persona, 9 të infektuar do të izolohen më vete

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Personat që ishin në karantinë brenda një hoteli në Innsbruck, Austri u lejuan që të largoheshin ditën e djeshme pasi janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Brenda saj punonte një recepsioniste italiane i cili rezultoi se ishte i prekur nga koronavirusi.

Ai sëbashku me 8 persona të tjerë të cilët janë raste të dyshuar do të mbahen sërish në karantinë për të parandaluar një përhapje të mundshme.

Ndërkohë që mediat austriake bëjnë me dije se 62 persona të tjerë u liruan.

Recepsionistja sëbashku me partnerin e saj janë rastet e para të të infektuarve me koronavirus në Austri.

Ata kishin ardhur nga zona e Lombardisë, Itali gjatë javës së kaluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat