Konfirmohet rasti i dytë me koronavirus në Suedi, ishte infektuar në Itali

Evropë

Konfirmohet rasti i dytë me koronavirus në Suedi, ishte infektuar në Itali

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 20:34
Ilustrim

Personi i dytë i infektuar me koronavirus është konfirmuar në  Suedi.

Një burrë rreth të 30-ave thuhet të jetë infektuar me virusin Korona. Ai kishte qenë në veri të Italisë ku edhe është infektuar me virusin që po prekë thuajse gjithë botën.

Tri ditë pas arritjes në shtëpinë e tij në Gothenburg të Suedisë ai u sëmurë dhe si fillim pati simptoma si: Ethe, përkeqësim të frymëmarrjes dhe temperaturë.

I njëjti vizitoi Klinikën Infektive dhe u testua në bazë rutinore.

Testi rezultoi pozitiv gjatë pasdites së sotme.  Mjeku që kreu kontollat e tij, Thomas Wahlberg tha se ai është infektuar në Itali dhe jo në Suedi.

Doktori shtoi gjithashtu se kanë kushte të mira dhe janë në gjendje të parandalojnë përhapjen e mëtejme të infeksionit.

Rasti i parë i konfirmuar me Koronavirus në Suedi ishte një grua 20 vjeçare në Jonkoping.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat