Qytetarët e Selanikut në panik nga koronavirusi, zbrazin raftet e dyqaneve

Evropë

Qytetarët e Selanikut në panik nga koronavirusi, zbrazin raftet e dyqaneve

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 00:16
Deputetët e LDK-së

Në Selanik qytetarët janë kapur nga paniku pasi një grua rezultoi e infektuar me koronavirus. Njerëzit të shqetësuar se mos infektohen, janë dyndur nëpër supermarkete dhe kanë blerë ushqime, duke zbrazur kështu raftet.

“Që nga ora 13:00 numri i klientëve në dyqan është rritur në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,” tha një menaxher i vjetër i zinxhirit të supermarketeve në qendër të Selanikut duke shtuar “Nëse kjo situatë vazhdon në orët e fundit, atëherë së shpejti të gjitha raftet do të jenë të zbrazëta.

”Njerëzit thanë se u furnizuan me ushqime që të mos kenë mungesa të tyre, në rast te supermarketet do të jenë bosh. Ndërsa organet greke rekomandojnë që qytetarët të jenë të qetë. Paniku është gjithmonë i keq dhe në raste të tilla vetëm probleme mund të shkaktojë. Por Greqia ka marrë një sërë masash për shpërthimin e një epidemie të mundshme nga përhapja e koronavirusit.

Pas zbulimit të rastit të parë më koronavirus në një spital në Selanik, Greqia po përgatitet për mbylljen e shkollave dhe ndërtimin e karantinave për çdo rajon. Qeveria e vendit fqinj ka kaluar të martën një akt normativ për t’u përgatitur për një epidemi të mundshme, shkruan thestiival.

Mijistri grek i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, bëri publike masat që Greqia do të merrte në rast të një shpërthimi të një epidemie, përfshirë mbylljen e hapësirave publike, institucioneve shtetërore dhe arsimore, kishave, teatrove, kinemave, stadiumeve, apo qendrave tregtare.

Masat e kaluara me një akt legjislativ, përfshijnë ndalime të përkohshme të udhëtimit drejt vendeve ku ka shpërthyer epidemia dhe i mundësojnë qeverisë të marrë shtretër nga hotelet dhe klinikat private për të izoluar të infektuarit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat