Nëse jo Kinën e Turqinë, Putini e mashtron Serbinë - Bota Sot
Nëse jo Kinën e Turqinë, Putini e mashtron Serbinë

Evropë

Nëse jo Kinën e Turqinë, Putini e mashtron Serbinë

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 12:37
Putini e mashtron Serbinë

Buja e madhe serbe se po furnizohet me sistemin “Pancir S1” nga Rusia, si duket edhe kësaj radhe është një blof. Megjithëse, sistemi i mbrojtjes ajrore i ardhur para disa ditësh nga Rusia, ka shkaktuar reagime të shumta, po del se i njëjti sistem është i dështuar.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ishte nxitur nga homologu i tij rus për blerjen e këtij sistemi kundërajror. “Blini sistemin kundërajror Pancir-S1, sepse më së miri e ka treguar efikasitetin në Siri”, i kishte thënë Putin Vuçiqit.

Megjithatë, dështimi i sistemeve ruse të mbrojtjes kundërajrore në Siri, ka ngritur zëra kritik tek shtetet që kanë në përdorim apo që planifikojnë të marrin sisteme ruse të mbrojtjes kundërajrore.

Kina dhe Turqia kanë ngritur dyshime sa i përket cilësisë së tyre. Sipas agjencisë kineze Sina, “Kina së fundmi e ka quajtur sistemin S-300, sistemin më të padobishëm kundërajror”.

Sistemet ruse të mbrojtjes ajror S-300, S-200, SA11 dhe Pancir-S1 në Siri, gjatë një 18 muajve të fundit janë treguar pothuajse të padobishëm përballë sulmeve izraelite me aeroplanë luftarakë amerikan F-35 dhe F-16. Këta aeroplanë i shfrytëzon ushtria izraelite.

Presidenti Putin, e kishte gënjyer presidentin Vuçiq, duke i thënë, “Blini sistemin kundërajrorë Pancir-S1, sepse më së miri e ka treguar efikasitetin në Siri”.

Ndërsa sipas “Rojava Network”, duke iu referuar burimeve diplomatike, Turqia e cila së fundmi kishte marrë sistemin rus të mbrojtjes kundërajrore S-400, pritet shumë shpejtë ta shpallë këtë sistem si joefikas dhe tanimë ka kërkuar nga SHBA që të furnizohet me sistemin amerikan të mbrojtjes kundërajrore “Patriot”.

Deri me tani shumë herë është raportuar se mediat ruse propagandojnë hapur për “dominimin” e armatimeve ruse, si duket i pakënaqur me rezultati n e propagandës së mediave ruse, tani edhe vetë Putin ka filluar që të propagandojë hapur për kinse avantazhet e armatimeve ruse në raport me ato perëndimore./rtk

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat