Ambientalistët fitojnë rastin kundër zgjerimit të Aeroportit Heathrow

Evropë

Ambientalistët fitojnë rastin kundër zgjerimit të Aeroportit Heathrow

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 14:57
Pamje nga Aeroporti Heathrow i Londrës.

Planet e Aeroportit Heathrow në Londër për të ndërtuar një pistë të tretë për aeroplanë janë vënë në dyshim pas një vendimi të Gjykatës së Apelit.

Sipas Gjykatës, vendimi për të krijuar një tjetër pistë është i paligjshëm sepse nuk janë marrë parasysh përkushtimet për klimën.

Aeroporti ka thënë se do ta sfidojë vendimin në Gjykatën Supreme, mirëpo qeveria ka thënë se nuk do ta apelojë atë.

“Në të njëjtën kohë, ne kemi të gatshëm të punojmë me qeverinë për të zgjidhur këtë çështje që ka ngritur gjykata”, ka thënë një zëdhënës i aeroportit.

“Zgjerimi i Heathrow-t, aeroportit më të madh të Britanisë është thelbësor për të përmbushur synimet globale të kryeministrit për Britaninë. Ne do ta realizojmë këtë në mënyrë të duhur, pa rrezikuar të ardhmen e planetit”, ka shtuar mes tjerash ai.

Gjyqtarët kanë thënë se pista mund të ndërtohet në të ardhmen, vetëm nëse zbatohen politikat e Britanisë për klimën.

Ky rast ishte dërguar në Gjykatë nga grupet për mbrojtje të ambientit, disa këshille dhe Kryetari i Londrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat