650 persona të prekur nga COVID-19 në Itali

Evropë

650 persona të prekur nga COVID-19 në Itali

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 21:21
Itali

Autoritetet italiane njoftuan të enjten se ka arritur në 650 numri i personave të prekur nga koronavirusi, COVID-19.

Angelo Borrelli, shefi i Mbrojtjes Civile në Itali, tha se shumë prej persona të infektuar, po mjekohen në shtëpi, në izolim dhe se gjendja e tyre shëndetësore është "relativisht e mirë" siç tha ai.

Zoti Borrelli tha gjithashtu se në rajonin e Lombardisë janë regjistruar tre vdekje të tjera, të gjithë pacientë mbi moshën 80 vjeç. Me rënien e numrit të turistëve dhe mes panikut në rritje, Italia po ndryshon mënyrën se si po raporton rastet me koronavirus dhe se kush do të testohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat