‘A jeni i vërteti?’: Putin u përgjigjet thashethemeve se ai përdor “një kopje të tij” gjatë disa paraqitjeve publike

Evropë

‘A jeni i vërteti?’: Putin u përgjigjet thashethemeve se ai përdor “një kopje të tij” gjatë disa paraqitjeve publike

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 22:10
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar se atij iu ofrua mundësia të përdorte një “kopje” për të bërë paraqitje në publik për arsye sigurie, por tha se ai e refuzoi ofertën dhe kurrë nuk e përdori atë.

Sipas mediave të huaja, Putini, 67 vjeç, i cili ka dominuar politikën ruse për më shumë se dy dekada, ka qenë prej kohësh objekt i teorive konspirative në Rusi – që ai përdor një “kopje të tij” apo edhe një ushtri të vogël të tyre.

Një nga teoritë më të hollësishme krahason fotografitë e Putinit ndër vite, duke pretenduar se ka identifikuar një numër individësh të ndryshëm që paraqiten si ai.

Por gjatë një interviste me agjencinë e lajmeve TASS të transmetuar të enjten, Putinit iu shfaq një listë e kërkimeve të njohura në internet të lidhura me emrin e tij, njëra prej të cilave titullohej “prova se Putin kishte një kopje të tij”.

I pyetur “A je i vërteti?” nga intervistuesi, Putini u përgjigj “Po” përpara se të mohojë se ai përdor një “kopje” në publik për sigurinë e tij.

Megjithatë, ai e ka pranuar një gjë – se i ishte ofruar diçka e tillë.

“Unë nuk pranova diçka të tillë. Kjo (oferta) ishte gjatë periudhave më të vështira të luftës kundër terrorizmit”, citohet të ketë thënë Putin, duke shtuar se ai po i referohej fillimit të viteve 2000.

Rusia bëri një luftë në rajonin me shumicë myslimane të Çeçenisë gjatë mandatit të parë të Putinit dhe shpesh ishte në shënjestër të sulmeve nga grupet militante islamike.

Veç “kopjes” Putin tha në të njëjtën intervistë se ai nuk ka përdorur ndonjë telefon celular.

Sipas tij, ai kishte qasje në një telefon special zyrtar – që mund të lidhej me çdo numër që dëshironte. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat