Koronavirus vazhdon të përhapet në botë, konfirmohen rastet e para në Hollandë dhe Bjellorusi

Evropë

Koronavirus vazhdon të përhapet në botë, konfirmohen rastet e para në Hollandë dhe Bjellorusi

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 08:12
Ilustrim

Koronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë vendet e botës. Së fundmi janë shënuar rastet e para në Hollandë dhe në Bjellorusi.

Sipas mediave të huaja në Hollandjë është konfirmuar si pozitiv ndaj Covid-19 një person nga Tilburgu jugor. Autoritetet bënë me dije se pacienti ka qenë së fundmi në Italinë veriore.

Edhe Bjellorusia ka konfirmuar rastin e parë. Ministria e Kujdesit Shëndetësor tha që pacienti ishte një student nga Irani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat